Pas 3 vitesh martesë, këngëtarja e njohur Adele i ka dhënë fund me Simon Konekci. Adele dhe Simon janë ndarë vitin e kaluar, por lajmi u zbulua nga mediat vetëm këto ditë.

Mediat e huaja shkruajnë se Simon Konecki mund të marrë gjysmën e pasurisë së Adeles prej 150 milionë dollarë.

Thashethemet se martesa e çiftit është në krizë filluan kur Simon, 45 vjeç, u shfaq në Brit Awards gjatë këtij viti, pa këngëtaren.

Adele dhe Simon kanë një djalë gjashtë vjeçar me emrin Angelo.

Ata u martuan fshehurazi në vitin 2016 pas pesë vitesh bashkë.





