Nga Shqipëria / E Diel 21 Prill 2019, 13:01

Eni më krenare se kurrë, Genci emërohet drejtor në institucionin e rëndësishëm

Genc Prelvukaj është një ndër këngëtarët më të suksesshëm në vendin tonë, këngët e të cilit kthehen menjëherë në hite. Megjithatë së fundmi është mësuar se reperi i njohur nuk do të njihet vetëm si këngëtar pasi ka marrë një post mjaft të rëndësishëm në një nga institucionet e Kosovës.

Lajmin e ka dhënë Florent Boshnjaku në ‘Facebook’ ku ka treguar se Genci është emëruar udhëheqësi i shoqatës APIK një shoqatë që merret me mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe pronësisë intelektuale në Kosovë.

“Sot me vendim unanim nga bordi i shoqatës APIK është zgjedhur udhëheqësi i ri i shoqatës, Z.Genc Prelvukaj. I urojmë shumë suksese në vazhdimin e rrugës për mbrojtjen e drejtës së autorit në vendin tonë!”, shkruan ai.

Krenare për këtë hap të rëndësishëm në karrierën e  Gencit është shprehur edhe e fejuara e tij, këngëtarja Eni Koçi, e cila e ka shpërndarë lajmin në fjalë në ‘Instastory’ duke treguar krenarin që ndjen për partnerin.