Moderatorja e njohur e emisionit "Dua të të bëj të lumtur", Arbana Osmani është një ndër personazhet që ka fituar prej vitesh zemrat e publikut. Siç dihet ajo është nënë e një djali që e quajnë Jon me të cilin herë pas here publikon foto dhe video.

Ditën e sotme, moderatorja e njohur ka publikuar një sërë fotosh në ‘Instastory’ ku ka treguar se ajo dhe djali po përgatiten për festën e Pashkëve. Në fotot e publikuara shihet së bashku me Jonin teksa zbukurojnë vezët e Pashkëve me ngjyra dhe dekorime nga më të ndryshmet.

“Gëzuar Pashkët”, ka uruar ajo të gjithë shqiptarët në një postim në ‘Instagram’ ku shihen vezët e zbukuruara.








