Moderatorja Fatma Methasani dhe shefi i njohur i kuzhinës Alfio Rrotani janë një nga çiftet më simpatike të showbizit shqiptar. Disa muaj më parë ata bënë publike lidhjen e tyre dhe që nga ajo kohë kanë qenë gjithmonë në vëmendje të mediave.

Ditën e djeshme, Fatma ka qenë e ftuar në emisionin "Thumb" ku ka treguar diçka më shumë për marrëdhënien e saj me Alfion dhe se si ai i propozoi që të bashkëjetonin.

Teksa u pyet për këtë temë, Fatma habit kur tregoi se në fakt Alfio nuk i ka propozuar por kjo ka shkuar vetë të jetojë në shtëpinë e tij.

“E kam menduar se unë e kam shpenzuar gjithë adoleshencën duke parë filma si propozohet, si do i porpozojmë, si e merr e çon në shtëpi, dhe unë vajta vetë në shtëpi. Nuk më propozoi askush. Dhe gjithmonë i them: Shiko se nuk të ka shpëtuar ajo pjesa që duhet të më propozosh. Unë në kokën time kisha bërë plane, e kisha menduar me faza, do bëjë këtë apo atë, por ishte diçka që erdhi realisht shumë natyrshëm. Tani boll më ma po rri tek shoqja se sikur po rrija shumë tek shoqja.”, ka thënë Fatma me shaka.








