Olen Çesari është padyshim një nga personazhet më të dashur për publikun e që me violinën e tij ka arritur të jetë shumë i suksesshëm. Për suksesin e Olenit flitet shpesh, por për jetën private asgjë nuk dihej deri më sot.

Megjithatë i ftuar në “Xing me Ermalin”, violinisti ka treguar për herë të parë se prej 3 vitesh është i fejuar.

“Po kam 3 vjet që jam fejuar, është shqiptare, është super njeri, muzikante. E marr ndonjëherë me vete në udhëtime”, u shpreh Oleni dhe preferoi të mos tregonte më shumë.






