Gjatë intervistës në “Xing me Ermalin” mbrëmjen e sotme këngëtarja Besa Kokëdhima ka folur edhe për kandidaturën e të atit, Koço Kokëdhimës për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Besa tregoi se lajmin e lexoi në media dhe më pas e telefonoi të atin për ta konfirmuar. Këngëtarja u shpreh se i ati po ju fut një gare e fiton dhe se ai do t’i japë zgjidhje situatës.

“Unë mendoj se është një shans shumë i mirë për politikën shqiptare edhe pse të them të drejtën unë nuk do doja që babai të merrej me politikë por të kalonim kohë bashkë. Unë prindërit i takoj shumë rrallë dhe akoma nuk i kam takuar tani që kam ardhur në Shqipëri. Por dëshira e tij dhe besimi i tij është i jashtëzakonshëm.
Ai ka vizione gjeniale dhe është një njeri që di si t’i japë zgjidhje kësaj situate kaotike që të gjithë e kuptojnë që nuk mund të vazhdojë më. Babai im po ju fut një gare fiton. Është i vetmi personalitet që mund t’i bëjë ballë presionit, servilizmit që ka kjo politika dhe kryetarët e sotëm”, u shpreh Besa.








