Nga Shqipëria / E Shtunë 20 Prill 2019, 21:09

‘Më vjen zor ta them’, Besa tregon si la nam në mes të Francës

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Besa Kokëdhima prej disa kohësh tashmë po jeton në Francë dhe sot ka ardhur posaçërisht në Shqipëri për “Xing me Ermalin”, në një intervistë ekskluzive pas kaq shumë kohësh larg ekranit. Gjatë intervistës Besa tregoi se ka mësuar frëngjisht megjithatë francezët nuk ja bëjnë të lehtë.

“Ka nga ata njerëz që kur e shikojnë që ti përpiqesh nuk ta bëjnë jetën malore dhe fillojnë flasin anglisht. Por ka edhe nga ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë. Është një rast që më vjen shumë zor ta them. Kush më njeh e di që unë i adhuroj kafshët dhe kam tre mace. Në përpjekje për tu futur në bisedë më frëngjishten time të çalë, më pyeti njëri nëse kisha ardhur me familjen. Jo i thashë unë frëngjisht, kam dy p***”, tregoi Besa duke i shkrirë të gjithë së qeshuri.

Këngëtarja shpjegoi se këto dy fjalë i ngatërron për shkak të një shkronje dhe këtë gabim e kishte bërë edhe një herë tjetër.