Fatma dhe Alfio janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar në media dhe çdo e re rreth tyre përbën kuriozitet. Ndonëse duken si një çift që shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin, në fakt edhe Alfio me Fatmën zihen dhe e ftuar sot në "Thumb", moderatorja ka treguar një rast kur ajo gati sa nuk ka ikur nga shtëpia.

Shkak ishte bërë deklarata e Alfios i cili ka treguar në një intervistë se nuk e ndjek emisionin e Fatmës.

"Ne jemi zënë dhe s’kemi folur dy ditë pasi Alfio nuk e ka parë emisionin tim. Unë isha gati të ikja nga shtëpia, nuk është normale fare. E mora vesh sepse po bënim një intervistë për një revistë. Ishim të dy në kafe me gazetaren dhe ishim në fazën e mjaltit.

Një moment e pyesin çfarë mendonte për emisionin tim. Alfio kur ndihet komod, fillon dhe s’ka filtra fare. 'Ah unë nuk kam parë asnjë episod' tha. Sikur të ishte një gjë normale. E pashë dhe i thashë: Dy sekonda, si mo se parë emisionin tim ti? Aty nuk u bë më intervista se ne u zumë", tregoi Fatma.








