Samanta Karavella ka publikuar ditën e sotme videoklipin e saj më të ri me titull "Ku ma le", një këngë të cilën e kishte paralajmëruar që prej disa ditësh.

Kënga është në ritme indiane dhe menjëherë pas publikimit është pëlqyer shumë.

Samanta shfaqet në videoklip e veshur me sari, veshjen tradicionale indiane, me bizhuteri të shumta dhe duket si një aktore Bollywoodi.

Në një skenë tjetër të videoklipit këngëtarja shfaqet e veshur me kostum, por edhe këtu ka ruajtur stilin indian duke vendosur bizhu në kokë.

Ndërsa në fund Samanta shfaqet mbi një trëndafil në ujë.

Ndiqni videoklipin më poshtë.












