Aktori shumë i dashur për publikun, Neritan Liçaj ishte i ftuar së fundmi në emisionin e Kastro Zizos "Late Night Show" ku gjatë intervistës u shpreh se nuk është në kërkim të lekut dhe nuk do largohet nga Shqipëria.

"Kam qenë emigrant në Itali, por erdha se u ndjeva i huaj. Është e drejta jote të zgjedhësh vendin ku jeton. Vetëm nënën dhe babën nuk mund të zgjedhë njeriu. Unë kam vendosur të jetoj këtu dhe të gjithë energjitë e mia modeste t'i investoj këtu.

Jam i lumtur me varfërinë time. Nuk pretendoj të bëhem miliarder, nuk e kam problem. Me këtë thjeshtësinë time jam shumë i lumtur unë dhe bashkëshortja ime", u shpreh Liçaj.






