Nga Shqipëria / E Shtunë 20 Prill 2019, 12:12

'Na turpërove Shqipërinë', ja përgjigjia e Alketës që i mbyll gojën ndjekëses

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu ndau me ndjekësit e saj në Instagram një video të këndshme nga një fushë me tulipanë në Hollandë, duke i përshëndetur të gjitha femrat e duke i dhuruar secilës virtualisht nga një trëndafil.

Mirëpo, në videon e publikuar, njëra prej ndjekëseve e kritikon Alketën të mos këpusë trëndafila pa leje, sepse po turpëron Shqipërinë.

"O Alketa më fal, por e kupton ti që nuk lejohet të këpusësh lulet aty? Prandaj Hollanda do të na i heqi vizat, se ju s'keni turp. Na turpëruat!"- i shkruan ndjekësja të cilës Alketa ia ka kthyer:

"Ik ha një Çokollatë, se kam marrë leje unë për foto edhe për këto lulet. Për dy javë i korrin dhe i nxjerrin në shitje. Nuk ta turpëroj Shqipërinë unë jo. Mos ki merak."- i shkruan Alketa ndjekëses në komentin i cili s'dihet se për cilën arsye u fshi nga postimi i moderatores.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on