Mbrëmjen e kaluar u mbajt finalja e spektaklit të njohur "The Voice Kids", ku mes emocionesh, lotësh e duartrokitjesh, u shpall fituese vogëlushja Altea.

Vajza nga Korça ishte pjesë e skuadrës "Gjoka" dhe spikati me zërin e talentin e saj, duke marrë kështu çmimin fitues të këtij edicioni.

Prezantuesja e emisionit, Dojna Mema, u përlot gjatë momentit final dhe falenderoi stafin për besimin dhe mbeshtetjen që i dhanë.







