Nga Shqipëria / E Premte 19 Prill 2019, 21:09

Dikur tha se nuk kujdeset për djalin, Majlinda merr vendimin e papritur për Majkun

Muaj më parë bëri bujë në media sherri mes Majkut dhe ish-partneres së tij, Majlinda Zekës me të cilën ka një djalë, Roanin. Majk e akuzonte Majlindën se nuk e linte të takohej me djalin ndërsa Majlinda e akuzonte reperin se nuk kujdesej për të birin.

Pas disa javësh marrëdhëniet mes Majk dhe Majlindës u qetësuan dhe reperi u pa shpeshherë me Roanin. 

Ndërsa sot Majlinda ka marrë vendimin e papritur dhe për herë të parë ka postuar një foto të Roanit me Majkun në profilin në Instagram të vogëlushit.

Ky veprim i Majlindës është pritur shumë mirë edhe nga fansat të cilët komentojnë se duan t'i shohin të tre si një familje.