Nga Shqipëria / E Premte 19 Prill 2019, 19:07

Saimir Tahiri bëhet baba për herë të dytë, i vendos djalit emër shumë të veçantë

Ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është bërë sot baba për herë të dytë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Tahiri pak më parë duke na prezantuar me djalin e porsalindur.

Ish-ministri ka publikuar në Facebook një foto ku shihet duke e mbajtur të birin në kraharor dhe zbulon emrin e veçantë që i kanë vendosur.

"Im bir, Goliku", shkruan Tahiri.

Kujtojmë që Tahiri është baba edhe i një djali, 8 vjeç me të cilin poston shpesh foto.