Aktorja Berguzar Korel u bë shumë e njohur në Shqipëri nga roli i Ferides në serialin "Karadai" dhe u kthye shumë shpejt në një nga aktoret më të dashura për publikun. Së fundmi është përfolur se Berguzar ka hequr dorë nga aktrimi dhe nuk do e shohim më në ekran.

Mirëpo mbi këtë çështje ka folur vetë aktorja e cila për mediat turke është shprehur se nga aktrimi nuk heq dorë kurrë dhe se së shpejti do luajë në teatër.

"Kam luajtur në teatër atëherë kur askush nuk më njihte dhe është kënaqësi të ngjitëm në këtë skenë pas 15 viteve. E kam thënë dhe më parë se jam e lumtur që aktroj. Nuk do heq kurrë dorë", është shprehur aktorja.

Berguzar ka bërë edhe një ndryshim në pamje duke i prerë flokët shkurt, stil i cili i shkon shumë.








