Nga Shqipëria / E Premte 19 Prill 2019, 16:04

Arbenita e Feros tregon strijat, Instagrami ja fshin foton

Arbenita Ismajli është kthyer tashmë në një nga modelet më të komentuara në media pasi u zbulua lidhja e saj me Feron. Pavarësisht se çifti u përpoq ta jetonin lidhjen fshehtas syrit të publikut, mediat zbuluan se prej disa muajsh ata po jetonin një romancë e më pas modelja dhe reperi e konfirmuan edhe vetë.

Arbenita është shumë aktive në Instagram ku poston shpesh foto me Feron. Ndërsa këtë herë tregoi një detaj mbi trupin e saj, një problem që e kanë shumë vajza.

Arbenita tregoi me shumë krenari që ka strija në një foto ku shfaqet e veshur mebikini.

Foto e ruajtur nga intv.al

Mirëpo Instagrami ja ka fshirë foton modeles e këtë e ka zbuluar vetë ajo me postimin e fundit ku shkruan: "U zgjova dhe pashë që Instagrami ma kishte fshirë postimin. Pse?".