Nga Shqipëria / E Premte 19 Prill 2019, 14:02

Isli Islami konfirmoi publikisht lidhjen, flet Ori Nebiaj

Ditën e sotme bëri xhiron e rrjetit një video e emisionit "Pop Culture", ku dy moderatorët e "Wake Up", Isli Islami dhe Ori Nebiaj, flisnin në lidhje me lajmin që po qarkullonte për marrëdhënien e tyre.

"Bashkë jemi se s'jemi veç."- përgjigjet Isli.- "Moj duhemi ne?"- pyet ai Ori Nebiajn.

"Duhemi"- është përgjigjur moderatorja dhe të dy kanë nisur të qeshin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Pop Culture (@pop_culture_tch) on

Pas lajmeve të shumta në lidhje me këtë deklaratë, Ori ka reaguar në Instastoryn e saj.

"Ore a janë në vete ky milet? Sot na martuat për një spot që njofton intervistën e cila jepet nesër. Po nesër ç'do bëni pas intervistës? Apo do divorcohemi nesër?"- shkruan moderatorja në postim.