Nga Shqipëria / E Premte 19 Prill 2019, 13:01

Nënë për herë të parë? Aktorja fotografohet me barkun e fryrë 4 muaj pas dasmës

Katër muaj më parë çifti i njohur i showbizit, aktorja  Priyanka Chopra dhe këngëtari i njohur Nick Jonas, i dhanë fund beqarisë në një dasmë  madhështore që u komentua gjatë nga mediat dhe publiku.

Dasma e tyre u konsiderua si dasma e vitit pasi çifti vendosi të ndërthurte traditat e të dy vendeve nga të cilat vinin. Mirëpo, katër muaj pas saj në mediat e huaja ka qarkulluar lajmi se Priyanka dhe Nick do të bëhen prindër.

Aktorja e njohur është fotografuar së fundmi në shfaqjen e modës së Michael Kors Fall me barkun e fryrë dhe menjëherë kanë nisur aludimet se është në pritje të ëmbël.

Lidhur me këto thashetheme ka reaguar së fundmi dhe vetë Nick, i cili ka mohuar lajmet duke thënë se ata për momentin po shijojnë njëri-tjetrin dhe nuk kanë plane për tu bërë prindër.