Nga Shqipëria / E Premte 19 Prill 2019, 12:12

Pak para ardhjes në jetë, vjen lajmi i keq për fëmijën e Meghan Markle

Dukesha e Sussex, Meghan Markle dhe Princ Harry janë kthyer në çiftin më të komentuar të momentit, të cilët shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.

Meghan pritet ta sjellë në jetë fëmijën në fund të këtij muaji ose në fillim të majit, mirëpo vetëm disa ditë para ardhjes së foshnjës, është bërë e ditur se bebushi mbretëror s'mund të mbajë asnjë titull.

Kjo vjen si pasojë e një letre të lënë nga mbretit George V në vitin 1917, i cili shkruante se vetëm djali i madh, i djalit më të madh të Princit të Uellsit ka të drejtën e titullit.

Mirëpo, në vitin 2012 mbretëresha lëshoi një urdhër të ri ku deklaroi se titullin Princ dhe Princeshë do t'a merrnin edhe fëmijët e William dhe Kate. Ende nuk dihet nëse një urdhër të tillë, mbretëresha do t'a nxjerrë edhe për fëmijën e Princit Harry.