Nga Shqipëria / E Premte 19 Prill 2019, 11:11

Uau: Reperi algjerian flet shqip, shihni ç’i thotë Dhuratës për vendin tonë

Disa ditë më parë këngëtarja e njohur Dhurata Dora dha lajmin se do të sjell një këngë të re me këngëtarin e famshëm algjerian, Soolking, i cili prej disa ditësh ndodhet në Shqipëri ku dhe ka xhiruar klipin.

Siç lajmëroi Dhurata në një postim në Instagram kënga e shumëpritur do të publikohet sot, ndonëse prej disa kohësh disa fragmente të saj kanë qarkulluar në rrjetet sociale.

Siç duket Soolking është dashuruar me Shqipërinë dhe shqiptarët dhe i ka habitur së fundmi të gjithë me komentin e tij. Në postimin e Dhuratës, këngëtari i njohur ka shprehur hapur dashurinë për vendin tonë.

“Ju dua ok”, ka shkruar ai në shqip në postim teksa komenti i tij ka marrë vëmendjen e të gjithëve dhe është pëlqyer shumë.