Alban Dudushi dhe Bieta Sulo janë një ndër çiftet më të njohur për publikun shqiptar, të cilët kanë mbledhur një numër të madh ndjekësish në rrjete sociale dhe ndajnë me ta momente nga përditshmëria e tyre.

Së fundmi, Bieta publikoi për fansat një video të ëmbël të Albanit dhe djalit të tyre, Kroit, teksa shfaqeshin duke mësuar.

Albani duket një baba tepër i përkushtuar, teksa i mëson të voglit alfabetin në gjuhën angleze, ndërkohë që shkruan shkronjat në një fletore.
"Kemi filluar detyrat e shtëpisë ne", shkruan moderatorja krahas videos së ëmbël të bashkëshortit dhe Kroit.
View this post on Instagram





