Nga Shqipëria / E Premte 19 Prill 2019, 09:09

Vetëm 5 javë pasi u bë nënë, Linda Halimi jep lajmin befasues

Pesë javë më parë, këngëtarja e njohur Linda Halimi u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë vogëlushen Kaimana, të cilës ende nuk ia ka zbuluar tërësisht portretin në rrjete sociale.

Megjithëse kanë kaluar vetëm 5 javë prej ditës kur është bërë nënë, Linda i ka befasuar të gjithë së fundmi me një foto të publikuar në profilin e saj në Instagram.

Këngëtarja tregon se s'ka ndërmend të humbë kohë dhe i është rikthyer muzikës dhe projekteve të reja. Madje, ajo e ka marrë dhe të voglën në studio.

"Rikthim në punë, dhe Kaimana dëgjon ekskluzivisht çdo muzikë të re."- shkruan Linda krahas postimit me të bijën.