Një vit më parë në media bëri bujë largimi i dy reperave të njohur Getinjo dhe Mozzik nga shtëpia diskografike ‘On record’. Largimi i tyre nuk ishte aspak paqësor dhe menaxheri i njohur, Met Elshani, shpërtheu kundër dy djemve dhe i paralajmëroi ata se do t’i hidhte në gjyq për prishje të kontratës.

Madje ai mori vendimin e menjëhershëm për të larguar nga kanali i Youtube të gjitha këngët e dy vëllezërve që ishin kthyer në hite dhe gjithashtu i ndaloi ata që të këndonin këngët që kishin realizuar në ‘On records’ në clube të ndryshme.

Mirëpo, një vit pas sherrit të bujshëm, në Youtube u rishfaqën të gjitha këngët e dyshes së njohur duke gëzuar kështu fansat. Teksa të gjithë menduan se ndoshta Elshani është pajtuar me dy djemtë, ai ka folur së fundmi për ‘Lajmi.net’ ku ka sqaruar se përse janë ripublikuar këngët.

“Janë kthyer për shkak se shumë njerëz kanë futur në mënyrë ilegale videot tona dhe duke qenë se ishte e pamundur t’i hiqnim një nga një, i kemi futur sërish. Në këtë mënyrë i kap sistemi dhe fshihen vetvetiu adresat të cilat kanë nxjerrë këngët tona. Deri tani janë mbyllur pesë llogari nga YouTube, sepse i kanë futur në kanalet e tyre ile.gali.sht”, ka treguar ai, ndërkohë që gjyqi mes tyre vazhdon ende.







