Në serialin më të ri të TV Klan luan edhe aktorja Tulin Ozen e cila ka rolin e Arzus. Tulin është një nga aktoret më të njohura në Turqi dhe ka luajtur në dhjetëra filma e seriale.

Një prej serialeve në të cilin e keni parë dikur ka qenë seriali "Sulltanesha Kosem". Atje aktorja luante rolin e sulltaneshës Handan.

Ishte ky rol që i dha famë shumë të madhe aktores Tulin Ozen e cila u nominua si "Aktorja më e mirë në rol suportues" në "Ayaklı Newspaper Awards".

Nëse ende nuk ju është kujtuar Sulltanesha Handan, më poshtë ju risjellim disa momente të saj në serialin "Sulltanesha Kosem".







