Nga Shqipëria / E Enjte 18 Prill 2019, 14:02

Nuk flasin me njëri-tjetrin, por shihni ç'i thotë Enca publikisht 'nuses' së Noizyt

Konflikti mes Encës dhe Noizyt u kthye në ngjarjen më të komentuar në media dhe thumbimet për njëri-tjetrin tërhoqën vëmendjen e publikut, të cilët presin me kuriozitet të reja prej dyshes.

Në rrjete sociale, Noizy ka treguar herë pas here se është i fiksuar keq me këngëtaren me famë botërore, Rihannën, të cilën e quan edhe "nuse".

Së fundmi, "nusen" e tij ka treguar se e pëlqen edhe Enca. Në një video të publikuar në Instagram, Enca i ka komentuar Rihannës ashtu siç bën edhe Noizy, duke i deklaruar publikisht pëlqimin e saj.

"Je kaq e bukur, nuk mund të ndaloj së pari këtë."- i shkruan Enca në koment, duke i bashkëngjitur emoji me sytë me zemra.