Në muajin maj, këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin "Eurovision", ku do të konkurrojë me këngën shumë të pëlqyer nga publiku, "Ktheju tokës".

Megjithëse të gjithë menduam se ajo do të ishte e vetme në perfomancën e saj, "Iconstyle" tregon se Jonida do të jetë e shoqëruar në skenë nga 3 këngëtarë shqiptarë, të cilët do të jenë vokalet e pasëm të këngës.

Bëhet fjalë për Tahir Gjocin (Tiri), Uendi Mancakun dhe Artemisa Mithin, të tre emra shumë të njohur e të talentuar të muzikës shqiptare.








