Nga Shqipëria / E Enjte 18 Prill 2019, 11:11

Pak pas largimit nga OTR, Oriola Marashi jep super lajmin

Disa ditë më parë bëri bujë të madhe lajmi se Oriola Marashi i kishte prishur sërish marrëdhëniet me labelin "OTR" dhe ajo me Noizyn nuk ndiqeshin më në rrjetin social Instagram.

Megjithëse të gjithë prisnin këngën e Oriolës si pjesë e "OTR-së", modelja u largua nga grupi dhe ka vazhduar me karrierën e saj si modele. 

Së fundmi, ajo ka dhënë në Instastory super lajmin se tashmë ka realizuar një set fotografik për markën më të famshme botërore "Guess" dhe mesa duket, tashmë modelja do të bëhet një imazh ndërkombëtar.