Nga Shqipëria / E Enjte 18 Prill 2019, 12:12

Është moderatore e njohur sportive, por e dinit profesionin e vërtetë të Lei Krajës?

Lei Kraja është një ndër moderatoret më të njohura të ekranit dhe ndër më të pëlqyerat për publikun shqiptar. Ajo ndiqet nga mijëra ndjekës në profilin e saj në Instagram, ku i është përgjigjur së fundmi pyetjeve të fansave të saj.

Njëri prej tyre e pyet Lein se ç'shkollë ka studiuar, duke supozuar se ka mbaruar për edukim fizik, mirëpo me siguri moderatorja e ka lënë pa fjalë ndjekësin me përgjigjen.

"Një pyetje për ty. Çfarë shkolle ke të kryer? Me siguri edukatë fizike se nuk të ka hije me udhëheq sportin."- shkruan ndjekësi të cilit Lei ja kthen:

"Biznes Ndërkombëtar në Universitetin Shtetëror të Arizonës."- shkruan Lei krahas pyetjes, duke lënë të kuptohet se profesioni i tanishëm nuk ka aspak lidhje me shkollën e saj.