Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku, kanë qenë përherë një ndër çiftet më të pëlqyer nga publiku. Siç dihet dyshja muaj më parë u bënë prindër të një vajze të cilën e pagëzuan me ermin e veçantë Ajka.

Ata janë shumë të dhënë pas Ajkës dhe gjithmonë në intervistat e tyre kanë treguar se ajo është gjëja më me vlerë në jetën e tyre. Megjithatë, këngëtarja ka publikaur pak minuta më parë një video ku tregon se Besi po ndihet pak xheloz pasi ajo i kushton më shumë vëmendje Ajkës se atij.

“Që pas lindjes së gocës, ky çuni këtu që shikoni kështu të gëzuar me humor është bërë shumë xheloz edhe më thotë që: ‘Ke filluar të mos më duash si më parë’, ka thënë Xhensila ndërkohë që Besi ka shtuar: ‘Ta ka marrë dashnin Ajka.’

Mirëpo, në këto moment këngëtarja vendos këngën e Klajdi Harunit ‘Nuk të dua dot më pak’ dhe i drejtohet Klajdit duke i thënë që shyqyr që ka bërë këtë këngë që t'i tregojë Besit se nuk e do dot më pak.






