Ajo është një nga moderatoret e njohura shqiptare e cila ka prezantuar një sërë emisionesh radiofonike që janë pëlqyer nga publiku. Bëhet fjalë për Julka Gramon e cila vite më parë ka qenë dhë një ndër këngëtaret më të dëgjuara. Siç dihet Julka është nënë e dy djemve, Gregut dhe Ian, me të cilët moderatorja publikon vazhdimisht foto dhe video në rrjete sociale.

Ata kanë një marrëdhënie shumë të veçantë me njëri-tjetrin dhe nuk ngurrojnë që çdo gjë nga përditshmëria e tyre ta ndajnë me fansat. Së fundmi, Julka ka zbuluar se i biri i ka bërë një dhuratë shumë special.

Ajo ka publikuar në profilin e saj në ‘Instagram’ një foto ku shihet Ian i cili mban në dorë një vizatim shumëngjyrësh që ishte bërë posaçërisht për nënën e tij.

“Kur ti nuk e ke fare mendjen dhe i vogli thotë: ‘Mama e bëra për ty’. Dhe ti thjesht e dashuron atë që ka bërë me mendjen dhe doçkat e tij të vockla”, ka shkruar Julka plot krenari pranë fotos.







