Nga Shqipëria / E Enjte 18 Prill 2019, 09:09

Baba për herë të parë, shihni në ç'gjuhë i flet Mozzik të bijës (Video)

5 muaj më parë, Mozzik dhe Loredana Zefi u bënë prindër për herë të parë. Loredana solli në jetë vogëlushen Hana, e cila është kthyer në një ndër bebushat më të njohur e të komentuar të showbizit.

Çifti publikon shpesh momente të ëmbla me të voglën, ndërsa së fundmi Mozzik ka ndarë me ndjekësit në Instastory një video ku luan me Hanën, teksa i flet asaj në gjuhën shqipe.

"Halo! Duart lart, je e arre.stume."- i thotë Mozzik të bijës teksa mban një kukull në dorë dhe nis të qeshë kur Hana trembet nga kukulla.

Hana Aliu from X on Vimeo.