Nga Shqipëria / E Enjte 18 Prill 2019, 09:09

“Më ka marrë në qafë”, moderatori shqiptar lë gjithçka për televizionin

Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Soriee" kanë qenë të ftuar një sërë personazhesh të njohur të cilët prej kohësh kanë hequr dorë nga muzika. I ftuar ka qenë edhe prezantuesi i njohur emisionit ‘Ditë e re’ Besmir Metani i cili njihet nga publiku i gjerë dhe si një nga këngëtarët e 'Etheve'.

Besi ka rrëfyer arsyen e vërtetë se përse vendosi që të heq dorë nga muzika dhe se si për shkak të televizionit nuk mund të ushtrojë profesionin e tij të vërtetë.

“Unë vazhdova Juridikun me bursë të plotë, të cilin nuk e aplikoj as sot sepse jam i pashkëputur nga televizioni. Dhe kam qenë gjithmonë i lidhur me televizionin”, tregoi Besi.

Ndërkohë, teksa moderatorja Jonida Shehu i thotë se televizioni e ka marrë më qafë ai e pranon këtë fakt, por rrëfen se shumë shpejt ka ndërmend  që të sjell përsëri disa material muzikore për publikun.