Nga Shqipëria / E Enjte 18 Prill 2019, 00:12

Kemali fotografohet për herë të parë me djalin e porsalindur

Pak ditë më parë aktori shumë i dashur për publikun, Burak Ozçivit u bë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij, Fahriye Evcen solli në jetë një djalë të cilit çifti i vendosën emrin Karan.

Sot Burak dhe Fahriye kanë dalë nga spitali së bashku me vogëlushin dhe janë përballur me gazetarët.

Burak i cili mbante koshin e bebes, i falenderoi gazetarët dhe e vendosi menjëherë djalin në makinë. Ndërsa Fahriye iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve dhe tha: "Çdo gjë shkoi mirë, edhe unë jam mirë, Burak ishte me mua, jemi shumë të lumtur", bën të ditur Xing.al.

Gazetarët pyetën edhe për lajmin i cili po qarkullon së fundmi sipas të cilit çifit i janë ofruar miliona lira turke për të publikuar një foto të djalit.

Pas kësaj pyetje, Burak nuk e la Fahriyen të fliste, por e futi me shpejtësi në makinë dhe u largua duke i thënë gazetarëve: "Punë të mbarë"/Xing.al