Ish-banorja e "Big Brother", Jona Kalemaj mbetet një ndër personazhet më të komentuar në media që prej kohës kur ishte pjesë e reality show-t e deri më sot. Ndonëse në emisione e shohim rrallë, Jona është aktive në rrjete sociale dhe aty poston shpesh foto nga përditshmëria e komunikon me ndjekësit.

Një prej tyre i ka shkruar Jonës të bëjë hundën dhe ish-banorja nuk ka duruar më dhe i është përgjigjur publikisht.

"Dëgjo këtu ti (mashkull apo femër, apo feshkull, çfarëdo qofsh) se ngele duke shkruar me lloj-lloj adresash fallco, duke më thënë të njëjtën gjë 'shko bëj hundën' ta rris pak thua? Se më të vogël i bie me e zhduk fare. Pse nuk zhdukesh ti nga Instagrami im dhe të më lësh rehat me super hundën time të shkretë që po i bie në qafë kot", shkruan Jona.










