Rovena Stefa mbetet një nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun, këngët e të cilës kanë mbetur hite ndër vite e ajo vazhdon të sjellë projekte të reja duke qenë shumë aktive në muzikë.

Rovena është e shumë komentuar edhe në media, jo vetëm për jetën private, deklaratat që bën, por edhe për fototprovokuese që poston shpeshherë.

Me imazhin e kuruar dhe trupin gjithnjë në formë, Rovena duket sikur ende është në të njëzetat.

Por në fakt në 27 prill këngëtarja do të mbush plot 40 vjeç.

Në këtë ditëlindje jubilare, Rovena ka vendosur që t'i bëjë një "dhuratë" fansave. Këngëtarja me postimin e saj më të fundit në Instagram shkruan se do të postojë çdo ditë një foto të re nga seti më i ri fotografik.

"Muaji Prill, muaji im i ditëlindjes, dhurata ime per ju fillon sot me këtë foto nga sesioni im i ri...Çdo ditë një foto", shkruan Rovena.






