Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Prill 2019, 21:09

Vetëm 1 muaj pas lindjes, Anjeza Shahini habit me linjat trupore

Muajin e kaluar këngëtarja shumë e dashur për publikun, Anjeza Shahini u bë nënë për herë të parë. Anjeza solli në jetë një vajzë nga martesa me diplomatin anglez Paul Edward Conolly.

Çifti e pagëzuan vajzën me emrin Tori dhe Anjeza poston shpesh foto me vogëlushen, por duke mos i zbuluar portretin.

Ndërkohë këngëtarja në një kohë shumë të shkurtër ka kthyer linjat trupore të mëparshme. Anjeza ka publikuar sot në Instagram një foto ku shfaqet shumë elegante dhe e veshur me stil teksa jep një mesazh për ndjekësit.

"Mos shkoni ku ju çon rruga, shkoni atje ku nuk ka rrugë dhe lini gjurmët tuaja", shkruan këngëtarja.