Coachella është festivali që mbahet çdo vit në Kaliforni e ku të gjithë të rinjtë ëndërrojnë të shkojnë. Vitet e kaluara kanë qenë disa shqiptare të njohura që kanë shkuar në Coachella si Era Istrefi, Armina Mevlani, Anxhelina Hadërgjonaj etj. Ndërsa këtë vit, nga postimet në Instagram vihet re se e vetmja shqiptare është Xhesika Berberi.

Në ditën e parë të festivalit Xhesika u vesh me bluzë dhe fund të kuq, me atlete, çantë teksa nuk munguan detajet si vathët e mëdhenj e byrzylykët e shumtë.

Në ditën tjetër të festivalit, Xhesika është veshur me të verdha, sërish një veshje e thjeshtë, por e plotësuar me detajet e bizhuteritë.







