Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Prill 2019, 19:07

U largua nga Shqipëria, zbulohet projekti që po përgatit Luana

Ditët e fundit Luana nuk ndodhej në Shqipëri. Ishte vetë ajo që zbuloi se kishte shkuar në Turqi me stilisten e saj dhe të gjithë u bënë kuriozë me çfarë projekti po merrej atje Luana.

Këngëtarja dhe moderatorja ditën e sotme ka udhëtuar sërish, nga Turqia në Prishtinë.

Mirëpo me të shkuar atje ka nisur punën për këngën e rradhës. "Direkt e në studio", shkruan Luana në postimin e saj të fundit.

Mesa duket këngëtarja aktualisht do fokusohet tek muzika dhe shumë shpejt pritet të sjellë hitin e rradhës.