Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Prill 2019, 18:06

Fero bën si i pasur, por prisni se nuk dini akoma sa lekë fiton Arbenita

Lidhja e Feros me modelen Arbenita Ismaili ka qenë shumë e komentuar në media prej disa muajsh. Çdo e re nga çifti, qoftë foto apo deklarata, përbën kuriozitet për publikun.

Fero shpeshherë në klipe e tekste këngësh apo intervista tregon se ka fituar shumë para me karrierën si reper. Por shumë paguhet edhe e dashura e tij, Arbenita e cila është një nga modelet më të paguara shqiptare.

"Gazeta Express" ka mësuar se një fotosesion i saj kushton 2000 euro.

Kujtojmë që Fero i ftuar në "Xing me Ermalin" pranoi se Arbenita paguhet mirë.