Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Prill 2019, 17:05

Martohet me 69-vjeçarin, e reja shokohet kur zbulon sekretin nga e kaluara

Stefani dhe Don Walper janë kthyer në një nga çiftet më të njohur në mediat e huaja për shkak të diferencës së madhe në moshë, prej 45 vitesh. Stefani është 24 vjeç ndërsa Don 69 vjeç nga Kanadaja.

Çifti janë të martuar dhe prindër të një djali. Por së fundmi kanë zbuluar një pjesë nga e kaluara që i lidhte bashkë, edhe atëherë kur nuk njiheshin.

Stefani ka treguar se një ditë i kishte kërkuar Donit t'i tregonte një sekret. Don i kishte rrëfyer Stefanis martesën e tij të parë me ish-bashkëshorten me të cilën ka një djalë.

Stefani e kishte pyetur për emrin e djalit të tij dhe kur e kishte mësuar ishte shokuar. 24-vjeçarja e njihte djalin e Donit, kishin qenë shokë të ngushtë dhe kishin shkuar në të njëjtin kopësht, shkollë dhe gjimnaz.

Stefani tregoi se ajo dhe djali i Donit nuk flasin më.