Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Prill 2019, 17:05

Georgina tërheq të gjithë vëmendjen në stadium, tifozët harrojnë lojën

Mbrëmë u zhvillua në Allianz Stadium ndeshja mes Juventusit dhe Ajaxit, një ndeshje që përfundoi me rezultat 3 me 2. Gjatë kësaj ndeshje nuk mungoi një gol nga Cristiano Ronaldo në minutën e 28.

E pranishme në stadium ishte edhe partnerja e Ronaldos, Georgina e cila tërheq gjithnjë vëmendjen me paraqitjen e saj. 

Georgina u shfaq e veshur me një bluzë dhe çizme të zeza. Modelja ka postuar një foto në Instagram ku shihet se tifozët i kanë kthyer sytë nga ajo.

Kjo foto ka arritur plot 1 milion pëlqime dhe Georgina ka marrë mijëra komplimente.