Mbrëmë u zhvillua në Allianz Stadium ndeshja mes Juventusit dhe Ajaxit, një ndeshje që përfundoi me rezultat 3 me 2. Gjatë kësaj ndeshje nuk mungoi një gol nga Cristiano Ronaldo në minutën e 28.

E pranishme në stadium ishte edhe partnerja e Ronaldos, Georgina e cila tërheq gjithnjë vëmendjen me paraqitjen e saj.

Georgina u shfaq e veshur me një bluzë dhe çizme të zeza. Modelja ka postuar një foto në Instagram ku shihet se tifozët i kanë kthyer sytë nga ajo.

Kjo foto ka arritur plot 1 milion pëlqime dhe Georgina ka marrë mijëra komplimente.








