Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Prill 2019, 16:04

Pasi u fotografuan në hotel, Dhurata Dora dhe reperi algjerian japin lajmin e bukur

Dhurata Dora dhe reperi algjerian Soolking kanë qenë në qendër të vëmendjes së fundmi pasi të gjithë fansat po presin me padurim bashkëpunimin e tyre të parë.

Dyshja aktualisht po xhirojnë videoklipin dhe pak ditë më parë Soolking zbuloi se ai dhe Dhurata po xhirojnë në një hotel në Tiranë.

Ndërsa sot këngëtarja shqiptare dhe reperi algjerian kanë dhënë lajmin e bukur për fansat.

Dhurata dhe Soolking kanë publikuar një fotografi të shkëputur nga klipi dhe bëjnë me dije se projekti me titull "Zemër" del nesër në të gjitha platformat.