Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Prill 2019, 16:04

'Sytë e mi kishin lot', Rita Ora rrëfen momentin prekes gjatë vizitës në vendin tonë

Një javë më parë, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, vizitoi Kosovën për kauzën e rëndësishme të UNICEF-it për të ndihmuar fëmijët në nevojë.

Në profilin e saj në Instagram, Rita ka ndarë disa momente gjatë vizitës së saj dhe ka treguar se është përlotur teksa i ka dhuruar ndihma dhe lodra fëmijëve të vegjël që ka takuar.

"Jam akoma duke menduar për javët e kaluara kur vizitova vendlindjen time, Kosovën, dhe sesa e pabesueshme ishte të ndihmoja fëmijët, në bashkëpunim me Unicef. Ti japësh atyre shpresë dhe besim dhe dikë që të kontrollojë shëndetin e fëmijëve është kaq komode. Unë gjithashtu desha t’i jepja fëmijëve edhe disa lodra dhe nuk mund t’jua them dot sesa të lumtur ishin, në sytë e mi kishte lot pasi shihja buzëqeshja në fytyrat e tyre. Si një ambasadore e Kosovës, është detyra ime të sigurohem që të bëjmë gjithçka me organizata si Unicef që punojnë shumë për sigurinë e jetës së fëmijëve. Me ndihmën tuaj ne mund të bëjmë shumë më shumë në të gjithë botën për të mbështetur të ardhmen. Faleminderit!"- shkruan Rita në postim.