Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Prill 2019, 16:04

Ish-bashkëshorti i Atifete Jahjagës bëhet baba për herë të parë

Ish-bashkëshorti i Atifete Jahjagës, Astrit Kuçi është bërë baba për herë të parë. Kuçi dhe bashkëshortja e tij Donika Selimi janë bërë prindër të një vajze.

Çifti i kanë vendosur vogëlushes emrin Ana dhe "GazetaBlic" ka publikuar një foto të vajzës së porsalindur.

Astrit Kuçi dhe Donika Selimi u martuan në gusht të vitit të kaluar me një festë private ku kishin ftuar vetëm me familjarët dhe miqtë e tyre më të ngushtë.

Astrit Kuçi ka qenë i martuar me Atifete Jahjagën gjatë kohës kur ajo ishte Presidente e Kosovës.