Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Prill 2019, 15:03

'S'e dija që ishte hera ime e fundit', Armina Mevlani do t'ju prekë zemrat me rrëfimin

Blogerja e njohur Armina Mevlani është bërë nostalgjike ditën e sotme dhe ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa foto të vjetra nga fëmijëria.

Ajo ka kujtuar kohën kur ishte 8-vjeç dhe kërcente në festivalet e shkollës këngët e Britney Spears.

Në një tjetër foto, Armina ka ndarë me ndjekësit kukullën e saj të fëmijërisë dhe me siguri ka prekur zemrat e të gjithëve me fjalët e shkruara krahas fotos.

"Ka gjithmonë një herë të fundit për gjithçka, por ne s'e dimë. Herën e fundit që e vesha këtë kukull Barbie, nuk e dija që do të isha hera ime e fundit në jetën time që unë do të luaja."- shkruan Armina në postim.