Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Prill 2019, 13:01

Djalë me fat: Ledina Çelo i realizon udhëtimin e ëndrrave të birit për 8 vjetor

Këngëtarja e njohur shqiptare Ledina Çelo prej vitesh tashmë është larguar nga Shqipëria dhe ka nisur jetën e saj në Gjermani me bashkëshortin dhe dy fëmijët. Ndonëse ka vite pa nxjerr një këngë, Ledina vazhdon ende të komentohet nga publiku dhe mediat.

Këngëtarja është shumë e ndjekur dhe aktive në ‘Instagram’ ku përditë publikon foto dhe video të familjes së saj dhe jetës në Gjermani. Dita e sotme është shumë e veçantë për familjen e saj pasi djali i saj Erlis feston 8 vjetorin e lindjes.

Ledina i ka plotësuar dëshirën të birit dhe siç duket dhe nga pamjet e publikuara në ‘Instastory’ ata e kanë festuar këtë 8 vjetor në ‘Disney Land’ në Paris.

“Sot 8 vite më parë ti i dhe kuptim jetës sime Erlis”, ka shkruar këngëtarja pranë fotos ku djali i saj shihet tashmë shumë i rritur dhe i buzëqeshur.