Beatrix Ramosaj është një ndër personazhet më të komentuan në mediat rozë. Ajo prej kohësh është përfolur për një lidhje me reperin Escobar, mirëpo një gjë të tillë kurrë nuk e ka pranuar.

Ndonëse është ende e re në moshë, së fundmi Beatrixi ka habitur fansat teksa ka shprehur dëshirën që të bëhet nënë e një vajze. Ajo ka publikuar në ‘Instastory’ disa foto të një vajze të vogël që i ngjason dhe pranë tyre ka shkruar se ekzaktësisht si kjo vajzë do duket dhe e bija.

Po ashtu ajo nuk ka ngurruar që ti bëjë edhe një kërkesë bashkëshortit të saj të ardhshëm. “I dashur bashkëshort i ardhshëm, vajza jote do të duket fiks kështu dhe nëse do të isha ti, do të doja ta gjeja veten time më parë, thjesht po ta them…”, ka shkruar Beatrixi pranë fotos së vogëlushes.






