Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Prill 2019, 12:12

Për arsyen e pazakontë, Miriam Cani nuk merr fare pjesë në festivalet shqiptare

Këngëtarja e muzikës shqiptare, Miriam Cani, është një ndër emrat më të njohur e të komentuar në media.

Karriera e saj ka nisur vite më parë dhe këngët e saj kanë bërë për vete publikun, i cili pret me padurim projektet e reja të Miriamit.

Së fundmi, në një intervistë për "Revistën Class", këngëtarja ka rrëfyer detaje të jetës së saj private me Alban Skënderajn e Amelinë dhe jo vetëm. Ndër të tjera, Miriam ka treguar arsyen që e mban atë larg festivaleve shqiptare.

“Ka qenë gjithmonë një vendim i imi personal. Ideja e garës është diçka që më krijon shumë siklet pasi gjatë rrugës mund të lindin shumë keqkuptime. Jam një njeri i ndjeshëm dhe mendoj se mund të mos e përjetoja shumë mirë. Kam dashur të shprehem në mënyrë të drejtpërdrejtë tek publiku me muzikën time apo projektet e mia artistike. Të kem një marrëdhënie direkte me publikun”- ka treguar këngëtarja.