Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Prill 2019, 12:12

Në 30 vjetorin e lindjes, nëna i bën Dafinës surprizën madhështore

Këngëtarja e dashur për publikun Dafina Zeqiri pak ditë më parë ka festuar ditëlindjen. Dafina ka mbushur 30-vjeç dhe sigurisht në profilin e  saj nuk kanë munguar urimet e shumta nga miqtë dhe fansat e saj.

Mirëpo, pak më parë këngëtarja e një sërë hiteve, ka publikuar në ‘Instastory’ një foto ku tregon se nëna e saj e ka surprizuar për ditën e lindjes. Ajo i ka organizuar një festë surprizë në një ambient të zbukuruar deri në detaj.

“Festë surprizë për ditëlindjen time nga mami’, ka shkruar Dafina pranë fotos ku shihet ambient  gjithi i zbukuruar me tullumbace ngjyrë të kuqe në formë zemre dhe trëndafilat të shumta.